click to enable zoom
searching...
We didn't find any results
open map
View Roadmap Satellite Hybrid Terrain My Location Fullscreen Prev Next
KËRKO PRONA
KËRKO PRONA

€ 0 to € 1.500.000

we found 0 results
Your search results

9 Gjera qe duhet te dime para se te blejme nje shtepi

Posted by Altin on 27 Maj, 2020
| 0

•Percaktoni nese jeni gati per te blere nje shtepi.

Se pari duhet te percaktoni nese jeni gati te blini nje shtepi.Te jeni pronar I nje shtepie ka nje kosto me te larte se sa marrja me qira e saj,pasiqe ju jeni pergjegjes per kostot e shtuara si riparimet e shtepise, kostot e sherbimeve etj.Ju gjithashtu duhet te paguani taksat dhe sigurimet qe lidhen me shtepine tuaj, prandaj duhet te jeni te pergatitur financiarisht. Merrni ne konsiderate te dilni nga borxhi ose ta zvogeloni ate dhe te siguroni menjan nje fond emergjence para se te blini shtepine tuaj te pare. Nuk duhet te bini pre e presjonit per te blere nje shtepi derisa ju te jeni te sigurt financiarisht.

•Filloni te beni blerje me kredi.


Shumica e njerezve kane nevoje per nje kredi per te blere nje shtepi. Ne te shumten e rasteve menyra me e mire eshte te prisni miratimin e kredise perpara se te filloni kerkimin e shtepise. Pra ne baze te kredis qe mund tju miratohet krijoni nje ide se sa ju mund te ofroni. Nese doni me shum opsione ne kredimarrje merrni ne konsiderate perdorimin e nje ndermjetesi hipotekash. Me ane te tij ju keni qasje ne disa kompani dhe programe te ndryshme kredie, kjo mund tju ndihmoj te gjeni vlera me te mira.

•Gjeni llojet e kredive dhe opsionet me te mira te pageses.

Kur behet fjale per lenien kolateral te hipotekes tuaj mund te habiteni me llojet e kredive dhe opsionet e pagesave ne dispozicion. Pra nje hulumtim I Vogel mund tju ndihmoj te ecni perpara.
Shumica e bleresave zgjedhin nje kredi me afat maturimi 15-20 vite, dukeqen se afati eshte me I shkurter mund te bllokoni nje norme interesi te ulet. Nga ana tjeter jane kredite me afat maturimi 30 vite, te cilat jane shum te njohura pershkak te kesteve mujore shum te uleta dhe lehtesisht te menaxhueshme, kjo per efekt te shtrirjes me te madhe kohore.

•Kredite me norme te rregullueshme dhe fikse.

Me nje kredi me norme te rregullueshme do te shihni qe norma juaj e interesit ndryshon me kalimin e kohes. Shkalla fillestare eshte e ulet por me ndryshimin e kushteve te tregut do te shikoni nje rritje ne normen e interesit, pra nje pages mujore me te larte.
Nga ana tjeter,nje hipoteke me norme fikse mbetet e njejte pavarsisht se cfare ndodh ne ekonomine e tregut. Kjo siguron stabilitet ne pagesen tuaj mujore dhe e ben me te lehte planifikimin. Sidoqofte ju rrezikoni te humbisni nese normat e interesit bien. Nese normat e interesit bien ne nivele te medha eshte e mundur te rifinancohen ne nje norme me te ulet dhe tu bashkohen kursimeve.
Beni kujdes me kredite qe ofrojne nje norme fikse te ulet vitet e para, por me pas kaloni ne nje norme te ndryshueshme me te late. Ju mund te perfundoni me nje pagese me te madhe sesa pritej.


•Mbani nje fond menjane per ripagimet.

Neqoftese ju ripaguani kestin mund te zvogeloni borxhin duke ulur dhe kostot tuaja.Ju mund te merrni ne konsiderate financime te ndryshme per te mbledhur pagesen e parashikuar, por duhet te keni kujdes kur beni keto zgjedhje. Nese beni zgjedhjet e gabuara mund te perfundoni duke demtuar veten financiarisht.

•Ji i sinqerte per ate qe mund te ofrosh.

Ju gjithashtu duhet te percaktoni se sa mund te ofroni per pagesat mujore. Nje rregull I mire eshte qe te mbani kestin tuaj se bashku me taksat dhe sigurimet, pra 25-30% e te ardhurave tuaja. Nese shpenzoni me shum mund te mos arrini te mbuloni shpenzimet tuaja ditore. Nje shtepi me e Vogel mund te vlej me shum per qetesine e mendjes dhe gjendjen tuaj financiare.

•Gjeni nje agjent te mire te pasurive te patundshme.

Pasi te keni percaktuar vertet se sa mund te shpenzoni, dhe te jeni aprovuar per nje kredi , kerkoni nje agjent te pasurive te patundshme. Ju duhet ti shpjegoni me kujdes deshirat dhe nevojat tuaja. Ato mund t’ju rekomandojne ose shpjegojne tregun per t’ju ndihmuar te gjeni nje shtepi qe I pershtatet nevojave dhe buxhetit tuaj.
Pasi te beni nje oferte te logjikshme, agjenti juaj imobiliar duhet te punoje per te negociuar kushtet me te cilat jeni te kenaqur. Ato gjithashtu mund tju drejtojne gjate procesit qe cikli te mbyllet me sukses.

•Kerkoni nje inspektim te shtepise.

Pasi ju te keni gjetur shtepine qe ju pershtatet, sigurohuni qe te beni nje kontroll te plote te shtepise. Kjo eshte ndryshe nga vleresimi. Inspektimi I shtepise do te kerkoj probleme te fshehura me shtepine para se ta blini ate. Permes inspektimit mund te mesoni cdo ceshtje qe mund t’ju pengoj te blini shtepine, kjo mund te perfshij lageshtiren, probleme me themelin etj. Inspektimi mund tju kursej riparimet e mevonshme. Per me teper ju mund te negocioni nje cmim me te ulet nese e dini qe shtepia ka nevoje per riparime te medha.

•Duhet te jeni te durueshem pas pranimit te ofertes.

Pas pranimit te ofertes per shtepine tuaj duhet te beheni te durueshem deri ne dorezimin e rregullt dhe te plote te dokumentacionit perkates dhe pagesave. Mund te duhet kohe per perfundimin e procesit ne varesi te faktoreve te ndryshem. Nuk eshte e pazakonte qe nje mbyllje te vonoj 3-5 jave.

•Mbyllja dhe zhvendosja ne shtepi.

Ne daten e caktuar per mbylljen e kontrates ju duhet te paraqiteni per te nenshkruar dokumentacionin perfundimtar. Behet leshimi I fondeve per palet perkatese. Pas mbylljes se kontrates mund te shijoni shtepin tuaj te re. Sigurohuni te ndryshoni sdresen tuaj ne institucionet dhe sherbimet ku ju jeni te rregjistruar. Kryerja ne kohe e kesaj procedure shmang tarifar e vonuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

  • Kërko Prona

    € 0 to € 1.500.000

Compare Listings

sq
en_US sq
Open chat