KËRKO PRONA
KËRKO PRONA

€ 0 to € 1.500.000

we found 0 results
Your search results

Si te zgjidhni agjentin imobiliar?

Posted by Altin on 26 Maj, 2020
| 0

Te blesh ose shesesh nje shtepi nuk eshte nje proces I lehte, eshte nje nder transaksionet financiare me te medha ne jeten tuaj. Prandaj dhe gjetja e nje agjenti imobiliar me eksperience eshte celsi I nje procesi te suksesshem.

Tregu imobiliar ka nje numer te madh agjentesh profesioniste qe konkurojne ne tregun online dhe Jo vetem, prandaj dhe gjetja e agjentit te duhur per ju nuk mund te jete aq e veshtire.

Per tu siguruar qe po puneson nje agjent profesionist te pasurive te patundshme ndiqni keto keshilla:

  •   Flisni me nje huadhenes perpara se te punesoni nje agent imobiliar.

Ndonjehere bleresat e shtepive bashkepunojne me agjentat imobiliare dhe zhyten pas kerkimit te shtepis se pyte perpara se te pyesin nje huadhenes. Shumica e profesionisteve rekomandojne qe fillimisht te bisedoni me nje huadhenes per te ditur sa ju mund te ofroni, per kete arsye behet identifikimi I cdo procesi dhe perllogaritja e vleres monetare totale deri ne marrjen e hipotekes se prones perpara kontaktimit te nje agjenti.Kjo do tju ndihmoje ju te dini cfare te kerkoni nga agjenti, si dhe te beni nje figure serioze si bleres I mundshen.

  • Pyesni te njohurit tuaj.

Pyesni miqte dhe te njohurit tuaj nese njohin ose mund tju referojne ndonje agjent imobiliar me te cilin mund te keni nje bashkepunim te kendshem dhe te sigurt. Do te ishte perfekte nese do te gjenit dike me eksperience te ngjashme me rastin tuaj.

Nevojat e bleresave per here te pare Jane te ndryshme nga ato te blersave te perseritur, ose te pronareve te shtepive prandaj kerkoni nje agjent te pasurive te patundshme I cili eshte I trajnuar ne fushen e imobiliareve.

  • Kerkoni mbi potencialin e kandidateve.

Fillojeni me prezencen e tyre ne tregun online. Kontrolloni website dhe rrjetet e tyre sociale qe perdorin per listimin dhe rreklamimin e pronave te tyre. Shikoni gjithashtu reviews ne internet. Mos u shqetesoni per nje ose dy vlersime negative, port me shum sesa dy mund te jene shqetesuese. Kontrolloni nese agjenti qe po punon me ju eshte ne nje kompani te licensuar.

  • Intervistoni te pakten tre agjente te pasurive te patundshme.

Kjo eshte nje mundesi qe ju te shikoni eksperiencen dhe tipin e klienteve te secilit agjent. Sigurisht ju po kerkoni nje agjent I cili eshte I njohur me rastin tuaj ose te perafert me ju.

Shikoni me vemendje sa profesional eshte propozimi I tyre. Sa me shume perpjekje te bejne ata ne nje prezantim per ju , aq me shume perpjekje do te bejne ne prezantime kur te punojne per ju. Ju deshironi dike qe vertet ja vlen.

Intervistat gjithashtu ju japin mundesine te kuptoni menyren e komunikimit te agjentit si dhe disponueshmerine e tij.

  • Kerkoni referenca dhe kontrolloni ato.

Kerkoni informacione mbi transaksionet e agjentit perkates dhe merrni referena nga klientet. Pyetini ato nese do te donin te bashkepunonin serish me kte agjent imobiliar.

  • Qendro me ate qe beson.

Po aq e rendesishme sa dija dhe pervoja e nje agjenti eshte edhe aftesia e tij per tju drejtuar gjate ketij procesi. Mbi te gjitha do te ndiheni I sigurt me nje agjent te cilit I besoni ne rast se mbyllja e transaksionit veshtirsohet gjate procesit.

  • Shikojeni me kujdes kontraten tuaj .

Kontrata juaj duhet te pershkruaj te gjitha kushtet per te cilat keni ren dakort perfshire dhe komisjonin e agjensise imobiliare.Nje faktor tjeter per tu pare eshte jetegjatesia e kontrates, duhet te jete minimumi nje vit.

Ne rastin e nje shitesi neqoftese afati kohor I shitjes se prones I paracaktuar ne kontrate perfundon shitesi ka te drejte te kaloj tek nje agjent tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Compare Listings

sq
en_US sq
Open chat