Ofrohet për qira apartament 2+1 në një pallat të ri në zonën e Bllokut, një nga lokacionet më të kërkuara të Tiranës. Apartamenti është i pajisur me ashensor dhe ka një verandë të bukur që ofron pamje të mrekullueshme të qytetit. I ndriçuar natyralisht, ky apartament siguron një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm gjatë gjithë ditës. Për më tepër, apartamenti ofron një nivel të lartë sigurie dhe akses të drejtpërdrejtë në rrugët kryesore, duke mundësuar transport të lehtë dhe të shpejtë brenda dhe jashtë zonës. Ky apartament është i përshtatshëm për ata që kërkojnë ambient komod për jetesë.Komuniteti i banorëve është i qetë dhe i respektueshëm, duke krijuar një ambient të sigurt dhe mikpritë. Zona e Bllokut është e njohur për jetën e gjallë dhe të pasur shoqërore, me restorante, dyqane, kafene dhe mundësi të shumta për argëtim dhe relaksim. Apartamenti jepet edhe për zyra biznesi, pasi ka një avantazh shumë të madh vendodhja dhe hapësia e mirë organizuar.
Organizimi:
- Ambient ndenje
- Ambient gatimi më vete
- 2 Dhoma gjumi
- 1 Tualet
- 1 ballkon
- 1 verand të madhe
- Kati 10, pallat i ri me 2 ashensor
Për më shumë informacion na kontaktoni: