>
>
>
Jepet me qira kapanon në rrugën kryesore të Maminasit, vetëm 5 km nga autostrada Tiranë-Durrës

Jepet me qira kapanon në rrugën kryesore të Maminasit, vetëm 5 km nga autostrada Tiranë-Durrës

12000

Maminas - "Rruga e Gjirit të Lalëzit"

KARAKTERISTIKA

Ndërtim i ri
Tualet me dritare
Bosh
Rrugë kryesore

PËRSHKRIMI I PASURISË

Jepet me qira kapanon në rrugën kryesore që lidh autostradën Tiranë-Durrës me Gjirin e Lalëzit. Lokacion strategjik me akses të lehtë dhe infrastrukturë të zhvilluar, ideal për bizneset që kërkojnë afërsi me rrugët kryesore dhe zonat e zhvillimit.

Kapanoni ofron standarde të larta ndërtimi, i përshtatshëm për aktivitete të ndryshme industriale dhe tregtare. Sipërfaqja totale e pronës është 3,360 m², e ndarë në dy ambiente të pavarura, secila me sipërfaqe prej 1,800 m². Çdo kapanon përfshin tre kate zyra të organizuara për stafin administrativ dhe drejtuesit, të pajisura me tualete dhe ambiente funksionale. Lartësia e brendshme e kapanonit është 9 metra, me tre hyrje të mëdha operative, secila me dimension 5.6 m në lartësi, duke mundësuar lëvizjen efikase të mjeteve të transportit të mëdhenj dhe trajlerëve. Përveç hapësirës së brendshme, prona përfshin edhe një ambient të jashtëm me sipërfaqe 1,550 m², i cili mund të përdoret për parkim apo magazinim. Nga të dy anët e kapanonit kalojnë rrugë të gjera 6 metra, të cilat lehtësojnë qarkullimin e automjeteve.

Objekti është i pajisur me dyer emergjence, dritare termike, sistem energjie elektrike trefazor, dhe furnizim të vazhdueshëm me ujë 24 orë. Kapaciteti dhe konfigurimi i ambientit ofrojnë mundësi optimale për zhvillimin e aktiviteteve me kërkesa të mëdha logjistike dhe operacionale.

Për më shumë informacion na kontaktoni:

📞 +355 68 203 4012
🌐  illyrianhome.al

Loading

DETAJET E PRONËS

Sipërfaqe bruto: 3360

Sipërfaqe neto: 3600

Tualete: 4

Vend parkimi: 50

Orientimi: 360 Gradë

Viti i ndërtimit: 2025