Agjensia jonë ofron me qira një vilë moderne dhe luksoze në kompleksin prestigjioz Colombo, i vendosur në zonën e TEG-ut. Ky kompleks ofron kushte të shkëlqyera jetese, me ambiente të gjera dhe një mjedis të sigurt, të qetë dhe të përshtatshëm për ata që kërkojnë një stil jetese të rafinuar dhe komoditet të lartë. Vila është e areduar bukur,me shkallë të brendëshme të cilat bëjnë lidhjen e të gjitha kateve, ka ambient të gjelbëruar përqak, vend pushimi, hapësirë të dedikuar për barbeky.Vila është e shtruar me parket në katin e dytë dhe të tretë, ka ndiçim natyral, grilla elektike. Të përfshira janë ,Administrimi security dhe Baçevani. Vila është e pozicionuar mirë me akses hyrje dalje me Unazën e Madhe të kryeqytetit e cila krijon lehtësi qarkullimi me daljen direkt në rrugë kryesore si dhe shumë pranë Teg-ut. Kompleksi të ofron siguri, qetësi, gjelberim, kushte shumë të mira dhe komoditet mes komunitetit pozitiv.
Përshkrimi i Vilës:
– Sipërfaqja: Sipërfaqa totale 358 m², Kati -1 : 90 m², Kati përdhe 92 m², Kati i parë 124 m², Kati i dytë 51 m², sipërfaqe parcele 327 m².
– Organizimi: Vila është e organizuar në bodrum + 3 kate dhe ka 4 dhoma gjumi,4 banjo, një dhomë ndenje të bollshme, kuzhinë të ndarë dhe ballkon/ verandë, dhomë teknike, magazinë, oxhak.
– Oborri: Kopshti privat dhe hapësira e jashtme, të cilat ofrojnë mundësi për relaksim dhe aktivitete në natyrë, vila ka të përfshira 2 poste parkimi.
Karakteristikat:
– Hapësira e bollshme: Dhomat janë të pajisura me dritare të mëdha që sigurojnë ndriçim natyral dhe pamje të bukur.
– Vila ofrohet e pa mobiluar.
– Infrastrukturë moderne: E pajisur me sistem ngrohjeje dhe ftohjeje, dyer dhe dritare të cilësisë së lartë.
Kompleksi Colombo: Siguri 24 orë, ambiente të përbashkëta të mirëmbajtura, zona të gjelbra dhe mundësi për parkim.
Vendndodhje e shkëlqyer: Kompleksi ndodhet në një zonë të zhvilluar dhe të qetë, me akses të lehtë në qendrën e qytetit dhe infrastrukturë të plotë dyqane, restorante, shkolla.