Ofrohet për qira një shtëpi private 2-katëshe, e vendosur në një zonë të qetë, të sigurt dhe me ajër të pastër në periferi të Tiranës, në zonën e “Kodrës së Priftit”. Vila ka organizim të rregullt dhe hapësira të bollshme që e bëjnë ideale për një jetesë familjare komode.Prona përfshin një oborr të rrethuar, hapësirë për parkim, kopsht me gjelbërim, pus uji, ambient barbeky si dhe një pjesë të përshtatur për banim në katin përdhe. Çdo kat është funksional dhe i mirëmbajtur.
Organizimi:
– Kati i parë: sallon i madh ndenjeje me oxhak funksional, tualet, dhe hapësirë magazinimi.
– Kati i dytë: 3 dhoma gjumi, tualet dhe dalje në një ballkon të madh me pamje të hapur.
Pozicionimi i saj ofron akses të lehtë në rrugët kryesore dhe ndodhet pranë shërbimeve të përditshme si dyqane, shkolla, kafene dhe transport publik.
Karakteristika të tjera:
– Oborr i gjelbëruar
– Vend parkimi
– Barbeky dhe pus uji
– Qetësi dhe privatësi
– E përshtatshme për familje
Për më shumë informacion na kontaktoni: +355682034012
www.illyrianhome.al
![]()










