>
>
>
Shitet, Apartament 2+1+2 tualete +Garazhd, ”Lake View Residence” Tiranë.

Shitet, Apartament 2+1+2 tualete +Garazhd, ”Lake View Residence” Tiranë.

330000

Lake View Residence

KARAKTERISTIKA

Ndërtim i ri
Në proces hipotekimi
Bosh
Korridor shpërndarës
Ballkon
Ashensor
Sistem kondicionimi
Rrugë kryesore

PËRSHKRIMI I PASURISË

Apartamenti ndodhet në godinën E të rezidencës, me pamje nga liqeni i Tiranës dhe orientim Lindje, Përse duhet ta kesh një apartament në këtë Rezidencë:

Avantazhet:

Projekti ofron standardet më të larta në ndërtim dhe shërbime. Rezidencat Lakeview janë në harmoni të plotë me peizazhin e zonës, falë gjeometrisë organike të objektit dhe ballkoneve të gjelbra, duke i kthyer ato në një atraksion mbresëlënës dhe qetësues për banorët dhe vizitorët e shumtë të zonës. Dizajni unik dhe bashkëkohor lejon depërtimin në thellësi të ajrit të pastër dhe dritës së diellit si edhe një fushëpamje të gjerë nga çdo apartament. Me qëllim jetësimin e konceptit të një ndërtese inteligjente, gjatë zhvillimit të projektit, arkitektët janë fokusuar në optimizimin e ndërthurjes së dizajnit efikas të energjisë, arkitekturës së qëndrueshme dhe komoditetit në banim.  Rezidenca Lake View ofronë nivel të lartë sigurie dhe teknologjie, duke përdorur teknologjinë e aksesit me kartë, mbikëqyrje dhe pika aksesi në ndërtesa të ndara. Vetëm banorët dhe të ftuarit e tyre kanë akses tek rezidencat ndërkohë që katet për shërbime tregtare dhe zyra kanë hyrje të veçanta. Njëkohësisht, rezidentët do të mund të shfrytëzojnë hapësirat e mëdha të holleve dhe kutitë postare të personalizuara në të gjitha strukturat e banimit. Hyrjet e strukturave janë të pajisura me një sistem të avancuar monitorimi 24/7 duke e bërë më të sigurtë dhe të qetë jetën e banorëve.

Organizim

  • Ambient ndenje dhe gatimi
  • 2 Dhoma gjumi
  • 2 Tualete
  • Pa mobiluar
  • 3 Ashensor
  • Garazhdi 30.39 m2
  • Sip Neto 107.5 m2, Sip Përbashkët 18.98, Sip Totale 126.48.

Për më shumë informacion kontaktoni!

Loading

DETAJET E PRONËS

Sipërfaqe bruto: 127

Sipërfaqe neto: 108

Dhoma gjumi: 2

Dhoma ndenjeje: 1

Tualete: 2

Garazhe: 1

Ashensor: 3

Orientimi: Lindje

Viti i ndërtimit: 2023

Investime ekstra:

Sistem Aspirimi