Apartamenti me pamjen më të bukur që keni shikuar, pallat i ri me ashensor, përball Kopshtit Zologjik. Pallati ka organizim të bollshëm, tualet me dritare, planimetri të rregullt dhe vetëm 4 hyrje për kat. Zona është ndër vendet e preferuara në Tiranë ku vlera parashikohet të rritet akoma më shumë. Kopshti Zoologjik mbetet një vend i përkryer për argëtimin e fëmijëve, me këndet e lojërave, me mjedise rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme për piknik por dhe me hapësira çlodhëse. Ky apartament është mundësi shumë e mirë për investim, mund të përdoret për Airbnb ose për rishitje, ku të ardhurat që do vijn nga investimi do të jenë të konsiderueshme.
Organizimi
- Ambient ndenje
- Ambient gatimi të veçuar
- 2 Dhoma gjumi
- Tualete (me dritare)
- Ballkon të madh me pamje nga Kopshti Zologjik
- Kati 6 banim
- Pallat i ri viti 2014
Për më shumë informacion na kontaktoni: