Një Mundësi e Shkëlqyer për Investim!
Pozicionuar në një nga zonat më të qeta dhe të preferuara të Tiranës, Fresk. Ky apartament ofron një kombinim të mrekullueshëm të funksionalitetit dhe një ambienti pranë natyrës. Apartamenti ka mundësi shumë të mirë të ndahet edhe në dy apartamente të tjera me organizim 1+1 dhe 2+1 pasi ka hapësirë të brendshme të shkëlqyer.Dritare të mëdha me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Pamje relaksuese, zonë e qetë dhe ajër i pastër, për shkak të afërsisë me malet e Dajtit.
Punime tëbrendëshme cilësore me izolim termik dhe akustik, parket, dyer – driate, të bëra individualisht jo nga të firmës.
Vendndodhje shumë e mirë dhe me akses në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë linjave kryesore të transportit urban, afër shkollave, marketeve, farmacive.
Apartamenti ka mundësi edhe për garazh deri në 2 poste parkimi.Pasuria është mundësi ideale për familje, çifte të reja apo si investim me qira.
Organizimi:
- Ambient ndenje dhe gatimi
- 3 Dhoma gjumi
- Ballkon
- 2 Tualete ( një me driatare)
- Kati 4 banim
- Me ashensor
- Pallat i ri
- Në proçes Hipotekimi.
Për më shumë informacion kontaktoni!