Siguria e Pasurive të Patundshme: Roli kyç i Agjencive Imobilare

>
>
Siguria e Pasurive të Patundshme: Roli kyç i Agjencive Imobilare

Dergoja nje miku:

Në një kohë kur tregu imobilar është në rritje dhe blerja apo marrja me qira e pasurive të patundshme është një vendim i rëndësishëm, siguria e ndërtesave dhe roli i agjencive imobilare në këtë proces kanë nje peshë të vecantë.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” konsulenti ynë imobiliar Dorjan Sanxhaku, theksoi rëndësine e sigurisë së ndërtesave në procesin e blerjes dhe marrjes me qira të pasurive të patundshme. Në këtë intervistë u shpjegua se pallatet e sigurta janë jo vetëm një ambjent i duhur për banim, por gjithashtu ofrojnë një investim të qendrueshëm dhe afatgjatë.

Një nga pyetjet më të zakonshme për blerjen e pasurive të patundshme është se si agjencitë imobilare ndikojnë në këtë proces. Dorjan Sanxhaku theksoi se kujdesi për verifikimin e dokumentacionit, historikut të pasurisë dhe kushtet e ndërtimit janë disa nga elementët e këtij procesi. Një temë e ndjeshme për të cilën u fol gjatë ishte dhe minimizimi i rriskut të blerjes.

Në intervistë u trajtua dhe se si bashkëpunimi i mirëfilltë me agjencitë imobilare është i duhuri për të arritur në vendimarrje të drejtë për blerje.

Loading

Te ngjashme