Agjentët tanë
Skuadra jonë është gati t'ju ndihmojë të gjeni pronën e duhur

Dorjan Sanxhaku është sipërmarrës dhe profesionist në fushën e pasurive të paluajtshme, si Themelues & CEO i IllyrianHome. Angazhimi i tij është përqendruar në zhvillimin e një qasjeje profesionale ndaj tregut, me një interes të veçantë për prona luksoze, asete me vlerë të lartë dhe mundësi investimi. Për të, çdo hap i ndërtimit të një kompanie është rezultat i punës, përvojës dhe mbi të gjitha i besimit të njerëzve që zgjedhin të bashkëpunojnë. Kjo mirënjohje është pjesë e rëndësishme e mënyrës se si ndërtohen marrëdhëniet me klientët, partnerët dhe bashkëpunëtorët. Me një vizion afatgjatë, synimi është që IllyrianHome të zgjerojë aktivitetin përtej Shqipërisë dhe të ndërtojë një prani të qëndrueshme në tregun ndërkombëtar të real estate, duke ruajtur identitetin, përkushtimin dhe standardin me të cilin është krijuar. Një rrugëtim i ndërtuar me punë, i mbështetur nga besimi dhe i orientuar drejt vizionit të së ardhmes.
Studimet
- Formimi Akademik dhe Profesional
- Formimi i tij përfshin studime të larta në Ekonomi dhe Marketing, të plotësuara me formim profesional në fushën e Drejtësisë. Kjo ndërthurje i mundëson një qasje të integruar ndaj menaxhimit, investimeve dhe pasurive të paluajtshme, me vëmendje të veçantë ndaj aspekteve juridike, kontraktuale dhe sigurisë së transaksioneve.
Përvoja
- Përvoja në Menaxhim dhe Real Estate
- Përvojë e gjerë në menaxhim dhe sektorin e pasurive të paluajtshme, me fokus në zhvillimin e biznesit, drejtimin strategjik, investimet dhe menaxhimin e transaksioneve imobiliare.

Artur Çinari ushtron funksionin e Brokerit pranë kompanisë IllyrianHome, me formim akademik në Ekonomi dhe eksperiencë disa-vjeçare në fushën e real estate. Formimi i tij i mundëson të ndërthurë analizën ekonomike me njohjen e tregut, duke ofruar një qasje të orientuar drejt vlerës dhe objektivave të çdo angazhimi. Ai asiston në shitje, blerje dhe qira, si dhe në identifikimin e mundësive të përshtatshme për investim, duke i kushtuar rëndësi të veçantë nevojave, pritshmërive dhe interesave të palëve. Me një komunikim të qartë, qasje të strukturuar dhe vëmendje ndaj detajeve, ai synon të ofrojë një eksperiencë të sigurt dhe profesionale, duke ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe të bazuara në besim..

Amarildo Zerellari është Konsulent Imobiliar i Licencuar pranë kompanisë IllyrianHome, me formim akademik në Ekonomi dhe eksperiencë në sektorin e pasurive të paluajtshme. Formimi i tij ekonomik, i kombinuar me njohjen praktike të tregut, i mundëson një qasje të strukturuar dhe profesionale në vlerësimin e alternativave dhe identifikimin e zgjidhjeve të përshtatshme për klientët. Ai asiston klientët në blerje, shitje dhe qira, duke i shoqëruar përgjatë procesit, nga përzgjedhja dhe vizitat në prona deri te negocimi dhe finalizimi i marrëveshjes. Qasja e tij mbështetet në profesionalizëm, transparencë dhe komunikim të qartë, me fokus në interesat dhe objektivat e çdo klienti.

Arjana Lleshaj është profesioniste me formim të avancuar në Financë dhe Auditim, me eksperiencë në sektorin financiar, administratën publike dhe akademi. Me një qasje analitike, të strukturuar dhe të orientuar drejt klientit, ajo sjell në fushën e pasurive të paluajtshme profesionalizëm, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve. Në rolin e Konsulentes Imobiliare pranë IllyrianHome, Arjona fokusohet në ofrimin e një shërbimi profesional dhe transparent, duke asistuar klientët në marrjen e vendimeve të sigurta dhe të mirëinformuara.
Studimet
- Master Shkencor në Financë – Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë | 2014–2016
- Bachelor në Financë-Kontabilitet – Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë | 2011–2014
- Master në International Audit – 2021–2023
Përvoja
- 2019–2021 | Inspektore Kontrolli
- Drejtoria e Kontrollit Tatimor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
- 2016–2019 | Specialiste Finance
- Drejtoria e të Përndjekurve Politikë, Ministria e Financave
- 2016–2021 | Pedagoge me kohë të pjesshme
- Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
- Lëndët: Shërbime Financiare, Tregje & Banka
- 2019–2021 | Pedagoge e Jashtme
- Universiteti “Damelis”

E organizuar, e përgjegjshme dhe e komunikueshme, me eksperiencë në administrim, koordinim, komunikim me klientët dhe menaxhim të dokumentacionit. E aftë të menaxhojë detyrat administrative të përditshme, të koordinojë komunikimin me klientët dhe të mbështesë në mënyrë profesionale funksionimin e zyrës. Tregon korrektësi, vëmendje ndaj detajeve, fleksibilitet dhe aftësi të mira bashkëpunimi.
Studimet
- Master në Administrim të Shërbimeve Sociale
- Fakulteti i Shkencave Sociale
- 2024–2026
- Bachelor në Administrim të Politikave Sociale
- Fakulteti i Shkencave Sociale
- 2021–2024
Përvoja
- Albstar | Koordinatore
- 2023–2026
- Koordinimi i aktiviteteve të përditshme.
- Organizimi dhe administrimi i dokumentacionit.
- Menaxhimi i komunikimit me klientët.
- Koordinimi i takimeve dhe detyrave administrative.
- Albstar | Recepsioniste
- 2023–2026
- Mikpritja dhe orientimi i klientëve.
- Menaxhimi i telefonatave dhe komunikimit përmes email-it.
- Organizimi dhe koordinimi i takimeve.
- Mbështetje në administrimin e aktiviteteve të përditshme të zyrës.
- Domini Property | Asistente në Real Estate
- 2024–2025
- Komunikimi dhe asistenca ndaj klientëve.
- Organizimi dhe koordinimi i vizitave të pronave.
- Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit.
- Mbështetje në proceset administrative të aktivitetit imobiliar.