Tv Klan - Rritet interesi i të huajve për të jetuar në Shqipëri

Qytetarët e huaj që zgjedhin Shqipërinë për të jetuar dhe punuar po vijnë në rritje.

Në fund të vitit 2025, shifra totale arriti në mbi 27 mijë e 500 leje qëndrimi, nga rreth 22 mijë që ishin në 2024. Shumica e të huajve janë nga Kosova dhe Italia.

Trendi rritës vërehet edhe nga ekspertët e pasurive të paluajtshme, përmes kërkesës së këtyre qytetarëve për të marrë apartamente me qira.

“Jo vetëm europianë, por edhe amerikanë ka pasur shumë vitin e fundit, që kanë zgjedhur të jetojnë këtu”, shprehet Dorjan Sanxhaku, ekspert i pasurive të paluajtshme.

Numri i shtetasve nga SHBA arriti në 1 mijë e 128 banorë, apo 164% më shumë sesa në 2024, kur ishin 427. Sipas ekspertëve, amerikanët janë më të përqendruar në Tiranë, ndërsa italianët zgjedhin qytetet bregdetare.

“Italianët janë të fokusuar kryesisht në Vlorë, por ka edhe në Sarandë, si dhe çekë dhe sllovakë”, shton ai.

Në rritje nga viti në vit është edhe numri i shtetasve që vijnë nga India, Filipinet dhe Egjipti. Numri total i tyre është rreth 8 mijë, ku kryesojnë shtetasit nga India me rreth 2 mijë e 500. Rritja e këtyre shtetasve po ndodh për shkak të kërkesës së madhe që ka tregu i punës për krah pune, sidomos në sektorin e shërbimit.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Seksioni i medias

WhatsAppTelefono

Qëndro i Lidhur me
Jetën Shqiptare

Ji i pari që merr prona ekskluzive, njohuri tregu dhe përditësime mbi stilin e jetesës të përzgjedhura nga ekipi ynë i ekspertëve lokalë.

Pa spam. Vetëm përmbajtje premium.

Le të Flasim për
Pasuritë e Paluajtshme

Dëshiron të punosh me ne?

[email protected]

+355 68 508 7006