Eli Fara zgjodhi Illyrian Home për të vlerësuar pronën e saj.

Eli Fara zgjodhi Illyrian Home për të vlerësuar pronën e saj.

Në tregun imobiliar, besimi është vlera më e rëndësishme. Çdo klient që zgjedh Illyrian Home na beson një nga vendimet më të rëndësishme që lidhen me pronën e tij.

Këngëtarja e njohur shqiptare Eli Fara zgjodhi Illyrian Home për ta asistuar në procesin e vlerësimit të pronës së saj. Ky bashkëpunim pasqyron filozofinë tonë të punës ,të ofrojmë një shërbim profesional, transparent dhe të bazuar në standardet më të larta të tregut imobiliar.Për Illyrian Home, vlerësimi i një prone nuk është thjesht përcaktimi i një çmimi. Ai është një proces që mbështetet në analizën e tregut, ekspertizën profesionale dhe verifikimin e çdo elementi që ndikon në vlerën reale të pronës, duke i dhënë klientit siguri dhe qartësi në vendimmarrje. Çdo bashkëpunim ndërtohet mbi integritet, korrektësi dhe përkushtim ndaj rezultateve. Besimi i Eli Farës është një tjetër konfirmim i angazhimit tonë për të ofruar një eksperiencë të denjë për çdo klient që zgjedh Illyrian Home.

Illyrian Home – Mbi themele të forta.

Seksioni i medias

Çenkuela Hasa zgjodhi IllyrianHome për të realizuar zgjedhjen e saj të pronës

Çenkuela Hasa zgjodhi IllyrianHome për të realizuar zgjedhjen e saj të pronës

Në tregun imobiliar, besimi është vlera më e rëndësishme.Çdo klient që zgjedh Illyrian Home na beson një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së tij, gjetjen e pronës së duhur. Gazetarja dhe moderatorja e njohur Çenkuela Hasa zgjodhi Illyrian Home për ta asistuar në procesin e kërkimit të pronës së saj. Për ne, ky është një vlerësim i profesionalizmit, korrektësisë dhe përkushtimit që ofrojmë në çdo bashkëpunim. Qëllimi ynë nuk është vetëm të gjejmë një pronë, por të krijojmë një eksperiencë të sigurt, transparente dhe të personalizuar për çdo klient. Në Illyrian Home, çdo kërkim trajtohet me seriozitet maksimal, duke ofruar: Këshillim profesional gjatë gjithë procesit.Prona të verifikuara dhe të përzgjedhura sipas kërkesave të klientit. Transparencë dhe korrektësi në çdo hap të bashkëpunimit. Mbështetje deri në finalizimin e marrëveshjes. Besimi i klientëve tanë është motivimi ynë më i madh për të vazhduar të vendosim standarde të larta në tregun imobiliar shqiptar. Faleminderit, Çenkuela Hasa, për besimin. Illyrian Home – Besimi ndërtohet mbi profesionalizëm.

Tv Klan - Rritet interesi i të huajve për të jetuar në Shqipëri

Tv Klan - Rritet interesi i të huajve për të jetuar në Shqipëri

Qytetarët e huaj që zgjedhin Shqipërinë për të jetuar dhe punuar po vijnë në rritje. Në fund të vitit 2025, shifra totale arriti në mbi 27 mijë e 500 leje qëndrimi, nga rreth 22 mijë që ishin në 2024. Shumica e të huajve janë nga Kosova dhe Italia. Trendi rritës vërehet edhe nga ekspertët e pasurive të paluajtshme, përmes kërkesës së këtyre qytetarëve për të marrë apartamente me qira. “Jo vetëm europianë, por edhe amerikanë ka pasur shumë vitin e fundit, që kanë zgjedhur të jetojnë këtu”, shprehet Dorjan Sanxhaku, ekspert i pasurive të paluajtshme. Numri i shtetasve nga SHBA arriti në 1 mijë e 128 banorë, apo 164% më shumë sesa në 2024, kur ishin 427. Sipas ekspertëve, amerikanët janë më të përqendruar në Tiranë, ndërsa italianët zgjedhin qytetet bregdetare. “Italianët janë të fokusuar kryesisht në Vlorë, por ka edhe në Sarandë, si dhe çekë dhe sllovakë”, shton ai. Në rritje nga viti në vit është edhe numri i shtetasve që vijnë nga India, Filipinet dhe Egjipti. Numri total i tyre është rreth 8 mijë, ku kryesojnë shtetasit nga India me rreth 2 mijë e 500. Rritja e këtyre shtetasve po ndodh për shkak të kërkesës së madhe që ka tregu i punës për krah pune, sidomos në sektorin e shërbimit. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Ken’s Experience – An American Client with Illyrian Home & Dorjan Sanxhaku

Ken’s Experience – An American Client with Illyrian Home & Dorjan Sanxhaku

Discover the real journey of Ken, an American citizen who found his dream home in Albania with the support of Dorjan Sanxhaku and Illyrian Home. This was more than just a property purchase – it was a journey built on trust, professionalism, and transparency. See why Ken confidently recommends us and how Illyrian Home becomes the ideal choice for every international client seeking quality and dedication in Albania’s real estate market. Contact: 📞 +355 68 50 87 006 🌐 illyrianhome.al and com 📩 [email protected]

WhatsAppTelefono

Qëndro i Lidhur me
Jetën Shqiptare

Ji i pari që merr prona ekskluzive, njohuri tregu dhe përditësime mbi stilin e jetesës të përzgjedhura nga ekipi ynë i ekspertëve lokalë.

Pa spam. Vetëm përmbajtje premium.

Le të Flasim për
Pasuritë e Paluajtshme

Dëshiron të punosh me ne?

[email protected]

+355 68 508 7006