Rriten Çmimet e Referencës në Tiranë , analiza e Tregut Imobiliar 2026
Shkarko

Rriten Çmimet e Referencës në Tiranë , analiza e Tregut Imobiliar 2026

Rritja e çmimeve të referencës është një tregues i qartë i transformimit që po kalon Tiranë. Për blerësit, investitorët dhe zhvilluesit, kjo është një periudhë ku vendimet strategjike kanë më shumë rëndësi se kurrë. Në një treg që ndryshon me ritme të shpejta, informacioni i saktë dhe analiza profesionale mbeten elementi kryesor për të bërë investimin e duhur.

131 Shikime

Një ndryshim që prek drejtpërdrejt tregun e pronave Tregu imobiliar në Tiranë po hyn në një fazë të re zhvillimi pas publikimit të çmimeve të reja të referencës për zonat kadastrale të kryeqytetit. Rritjet e fundit reflektojnë jo vetëm zhvillimin urban të qytetit, por edhe kërkesën gjithnjë në rritje për prona rezidenciale dhe investime strategjike. Në shumë zona të Tiranës, rritja e çmimeve të referencës arrin deri në 76%, duke sinjalizuar transformimin ekonomik dhe urbanistik të disa prej lagjeve më të rëndësishme të qytetit.

Cilat zona kanë pësuar rritjen më të madhe? Sipas tabelave të publikuara për zonat kadastrale:

Zonat me rritjen më të lartë:

Zona 7/4 – Unaza e Re, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht ➝ Rritje deri në 76% Zona 4/2 – Allias, Bregu i Lumit ➝ Rritje deri në 58% Zona 8/2 – Medreseja, Tregu Industrial ➝ Rritje deri në 57% Zona 5/3 – Kopshti Botanik, Komuna e Parisit ➝ Rritje deri në 54%

Këto ndryshime tregojnë qartë se zonat periferike dhe ato në zhvillim po fitojnë gjithnjë e më shumë rëndësi në tregun e pasurive të paluajtshme.

Pse po rriten çmimet?

Rritja e çmimeve të referencës lidhet me disa faktorë kryesorë: Zhvillimi urban Investimet në infrastrukturë, rrugë, shkolla dhe shërbime kanë rritur ndjeshëm vlerën e zonave të caktuara. Kërkesa e lartë për banim Tirana vazhdon të jetë destinacioni kryesor për banim dhe investim në Shqipëri. Ndërtimet e reja Projektet moderne rezidenciale dhe komplekset multifunksionale kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e vlerës së pronave. Interesi i investitorëve Investitorët vendas dhe të huaj po shohin tregun shqiptar si një mundësi afatgjatë për kapitalizim. Çfarë ndikimi kanë çmimet e referencës?

Çmimet e referencës ndikojnë në:

  • taksimin e pronave
  • kontratat e shitblerjes
  • vlerësimin bankar
  • kreditimin
  • kostot e transaksioneve noteriale

Në shumë raste, këto çmime ndikojnë edhe në perceptimin real të tregut për një zonë të caktuar. Zonat më të kërkuara në Tiranë

Ndër zonat që vazhdojnë të mbajnë vlerën më të lartë në treg përfshihen:

  • Ish-Blloku
  • Komuna e Parisit
  • Liqeni Artificial
  • Myslym Shyri
  • Rruga e Durrësit
  • Blloku i Ambasadave

Ndërsa zona si:

  • Yzberishti
  • Unaza e Re
  • Alliasi
  • Medreseja
  • Bregu i Lumit

po konsiderohen gjithnjë e më shumë si zona me potencial të lartë zhvillimi dhe investimi.

Perspektiva e tregut për vitet në vazhdim Kompania IllyrianHome parashikonë se:

  • kërkesa për prona në Tiranë do të mbetet e lartë
  • zhvillimi urban do të vazhdojë
  • zonat periferike do të fitojnë më shumë vlerë
  • investimet në pasuri të paluajtshme do të mbeten ndër format më të sigurta të kapitalit

Artikujt e fundit

Sa të mbrojtur janë blerësit e  pronave në Shqipëri?

Sa të mbrojtur janë blerësit e pronave në Shqipëri?

Përgjigjja nuk është vetëm te ligjet që garantojnë të drejtën e pronësisë, por edhe te mënyra se si ato zbatohen dhe te kujdesi që tregohet gjatë çdo transaksioni. Një blerës i informuar, që verifikon dokumentacionin, analizon kontratën dhe kërkon këshillim profesional, është më i përgatitur për të identifikuar rreziqet dhe për të mbrojtur interesat e tij. Në fund të fundit, blerja e një prone nuk është thjesht një marrëveshje financiare. Është një vendim që ndikon në sigurinë dhe të ardhmen e individit apo familjes.

Arjana Lleshaj

Arjana Lleshaj

Konsulente e Pasurive të Paluajtshme

Koha më e mirë për të investuar është në kohë krize

Koha më e mirë për të investuar është në kohë krize

Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme në vitin 2026 po karakterizohet nga ngadalësimi i ritmit të rritjes së çmimeve, kërkesa e qëndrueshme dhe interesi në rritje nga investitorët e huaj. Tirana dhe zonat bregdetare mbeten pika kryesore të interesit, ndërsa shtimi i ndërtimeve të reja dhe koha më e gjatë e shitjes kërkojnë më shumë kujdes në përzgjedhjen e pronës. Për investitorët, mundësitë qëndrojnë te zgjedhja e duhur, çmimi real, vendndodhja dhe potenciali për të ardhura afatgjata. Investimi nuk është çështje kohe, por vizioni.

Arjana Lleshaj

Arjana Lleshaj

Konsulente e Pasurive të Paluajtshme

PSE SARANDA MBETET NJË NGA DESTINACIONET MË TËRHEQËSE PËR TË JETUAR DHE INVESTUAR?

PSE SARANDA MBETET NJË NGA DESTINACIONET MË TËRHEQËSE PËR TË JETUAR DHE INVESTUAR?

Saranda është shumë më tepër se një destinacion turistik. Klima mesdhetare, bukuria natyrore, pozicioni përballë Korfuzit dhe afërsia me Ksamilin dhe Butrintin e bëjnë qytetin tërheqës për banim dhe investime në pasuri të paluajtshme. Zhvillimi i turizmit krijon mundësi për struktura akomoduese, apartamente turistike, rezidenca private dhe prona për qiradhënie. Ndërkohë, infrastruktura, shërbimet dhe zhvillimi ekonomik gjatë gjithë vitit mbeten thelbësore për të ardhmen e qytetit. <em>Saranda ka potencialin të jetë jo vetëm një destinacion për pushime, por edhe një vend për të jetuar, investuar dhe ndërtuar të ardhmen.</em>

Arjana Lleshaj

Arjana Lleshaj

Konsulente e Pasurive të Paluajtshme

WhatsAppTelefono