Pyetje të Shpeshta
Përgjigje për pyetjet që klientët tanë bëjnë më shpesh për blerjen, shitjen dhe marrjen me qira të pronave në Shqipëri.
Zyra e Illyrian Home ndodhet në Rrugën Tefta Tashko-Koço 22, kati i 2-të, Tiranë, vetëm 1 minutë në këmbë nga Sheshi Avni Rustemi.
Nga e hëna në të premten: 09:00 – 18:00. Të shtunën: me takim paraprak.
Mund të na kontaktoni në telefon: +355 68 508 7006, me email: [email protected], ose përmes formularit të kontaktit në faqen tonë.
Po. Konsulta fillestare për blerje, shitje ose qira ofrohet pa pagesë, duke ju ofruar informacionin dhe orientimin e nevojshëm për procesin e pasurive të paluajtshme.
Për shërbimet e qirasë, komisioni është 50% e vlerës së një muaji qiraje për qiramarrësin dhe 100% e vlerës së një muaji qiraje për qiradhënësin. Për transaksionet e shitjes, komisioni është 1% e vlerës së transaksionit për blerësin dhe 3% për shitësin. Të gjitha pagesat shoqërohen me faturë tatimore të fiskalizuar nga Illyrian Home.
Kontrata lidhet për 1 vit. Në nënshkrim paguhen: muaji i parë, muaji i fundit, 1 muaj garanci dhe komisioni i agjencisë (½ muaj qira), i cili paguhet vetëm një herë.
Nëse largoheni para përfundimit të kontratës 1-vjeçare, muaji i fundit nuk rimbursohet. Garancia kthehet në përfundim të kontratës, nëse nuk ka dëmtime të pronës ose detyrime të papaguara.
Po. Ofrojmë vlerësim profesional të pronave, bazuar në analizën e tregut aktual dhe metodologjitë përkatëse të vlerësimit. Në IllyrianHome jemi të certifikuar nga institucionet shtetërore përkatëse shqiptare për ofrimin e këtij shërbimi.
Procesi fillon me përzgjedhjen e pronës dhe përfundon me kalimin e pronësisë në emrin tuaj.
Po. Ju asistojmë në çdo hap, nga zgjedhja e pronës deri në finalizimin e transaksionit.
Po. Disponojmë prona me dokumentacion të rregullt, të përshtatshme për financim me kredi bankare, nëse kredia miratohet nga banka.
Po. Kryejmë verifikimin e plotë juridik të dokumentacionit përpara finalizimit të transaksionit.
Përveç çmimit të pronës, përfshihen komisioni i agjencisë, tarifat noteriale, tarifat e regjistrimit dhe aplikimet për regjistrimin e pronës.
Po. Prona mund të rezervohet sipas marrëveshjes ndërmjet palëve.
Kohëzgjatja varet nga dokumentacioni i pronës dhe mënyra e financimit.
Po. Ofrojmë asistencë të plotë edhe për shtetasit e huaj gjatë gjithë procesit të blerjes.
Po. Ju asistojmë deri në përfundimin e procedurave të regjistrimit dhe kalimit të pronësisë.
Po. Ne ju asistojmë në të gjitha fazat e procesit, duke ju mbështetur me noterë profesionistë, institucione bankare dhe Hipotekën, që nga fillimi i procedurave deri në përfundimin e plotë të procesit të blerjes.