Përgjegjësia Sociale

Histori dhe iniciativa nga angazhimi ynë ndaj komuniteteve që shërbejmë.

Sepse çdo fëmijë meriton të buzëqeshë

Sepse çdo fëmijë meriton të buzëqeshë

Prej vitesh, IllyrianHome është pranë fëmijëve në Spitalin Onkologjik, duke shpërndarë pako me dhurata dhe duke sjellë momente gëzimi në ditët e tyre. Edhe këtë vit, duam ta vazhdojmë këtë traditë së bashku me donatorë dhe vullnetarë që besojnë se një gjest i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh.

Dorjan Sanxhaku

Dorjan Sanxhaku

CEO & Founder

IllyrianHome pranë Jonathan Center

IllyrianHome pranë Jonathan Center

Çdo vit, IllyrianHome zgjedh të jetë pranë kauzave që kanë në qendër njerëzit, solidaritetin dhe një shoqëri më gjithëpërfshirëse.Një prej kauzave që e kemi mbështetur ndër vite është Jonathan Center, një organizatë që punon për mbështetjen dhe zhvillimin e individëve me nevoja të veçanta, me fokus të veçantë te personat me Sindromën Down dhe familjet e tyre. Për ne, kjo nuk është thjesht një pjesëmarrje në një aktivitet. Është një mënyrë për të dhënë kontributin tonë, për të ndërgjegjësuar dhe për të treguar se biznesi mund dhe duhet të ketë një rol edhe në komunitetin ku vepron.Edhe këtë vit, IllyrianHome do të jetë përsëri pjesë e kësaj kauze.Sepse besojmë se një shoqëri më e mirë ndërtohet kur secili prej nesh zgjedh të kontribuojë.IllyrianHomeMbi themele të forta.

Dorjan Sanxhaku

Dorjan Sanxhaku

CEO & Founder

Momente që mbeten në zemër

Momente që mbeten në zemër

Fëmijëria është koha e lojërave, ëndrrave dhe kujtimeve që na shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Për çdo fëmijë, edhe një moment i thjeshtë mund të kthehet në një kujtim të paharrueshëm. Në kuadër të një aktiviteti, Illyrian Home u bë pjesë e një momenti të tillë për dy fëmijë me spektrin autik, duke u dhuruar mundësinë të përjetojnë gëzim, lojë dhe aventura të reja. Sepse vlera e një gjesti nuk matet me atë që jepet, por me emocionin që përcillet dhe kujtimet që mbeten në zemër.

Dorjan Sanxhaku

Dorjan Sanxhaku

CEO & Founder

Angazhimi ynë Mjedisor: Më Shumë Gjelbërim në Qytetet Shqiptare

Angazhimi ynë Mjedisor: Më Shumë Gjelbërim në Qytetet Shqiptare

Illyrian Home angazhohet për zhvillimin urban të qëndrueshëm, duke mbështetur nisma që synojnë rritjen e hapësirave të gjelbra në qytetet ku operojmë.

Dorjan Sanxhaku

Dorjan Sanxhaku

CEO & Founder

Mbështetje për Familjet në Nevojë gjatë Festave të Fundvitit

Mbështetje për Familjet në Nevojë gjatë Festave të Fundvitit

Përgjatë festave të fundvitit, Illyrian Home mbështet nismat për familjet në nevojë në komunitetet ku operojmë, si pjesë e vlerave tona për përgjegjësinë sociale.

Amarildo Zerellari

Amarildo Zerellari

Konsulent Imobiliar i Licencuar | IllyrianHome

Angazhimi Ynë për Komunitetet ku Operojmë

Angazhimi Ynë për Komunitetet ku Operojmë

Te Illyrian Home besojmë se zhvillimi i pasurive të paluajtshme shkon përtej ndërtesave — përfshin edhe kontributin në hapësirat publike dhe jetën e komuniteteve ku operojmë.

Dorjan Sanxhaku

Dorjan Sanxhaku

CEO & Founder

WhatsAppTelefono