Blog dhe Udhëzues për Pasuritë e Paluajtshme në Shqipëri
Kërkoni artikujt më të fundit, shënime për lagjet dhe udhëzues për blerësit.

Tirana në transformim: Si po ndryshojnë zonat e banimit dhe investimit?
Tirana po ndryshon me një ritëm të shpejtë. Zgjerimi i qytetit, ndërtimet e reja, përmirësimi i infrastrukturës dhe zhvillimi i zonave të reja rezidenciale po krijojnë një realitet të ri urban. Bashkë me këtë transformim po ndryshojnë edhe preferencat e banorëve dhe mënyra se si perceptohet vlera e një prone. Sot, një zonë nuk vlerësohet vetëm nga afërsia me qendrën. Aksesi, infrastruktura, shërbimet, hapësirat e gjelbra, cilësia e ndërtimeve dhe perspektiva e zhvillimit po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi në tregun imobiliar.

Mirlinda Muja
Asistente Zyre | IllyrianHome

Rriten Çmimet e Referencës në Tiranë , analiza e Tregut Imobiliar 2026
Rritja e çmimeve të referencës është një tregues i qartë i transformimit që po kalon Tiranë. Për blerësit, investitorët dhe zhvilluesit, kjo është një periudhë ku vendimet strategjike kanë më shumë rëndësi se kurrë. Në një treg që ndryshon me ritme të shpejta, informacioni i saktë dhe analiza profesionale mbeten elementi kryesor për të bërë investimin e duhur.

Dorjan Sanxhaku
CEO & Founder

Shtëpia nuk është fundi i një procesi, ajo është fillimi i një historie të re.
Në tregtinë e pasurive të patundshme, nuk janë vetëm marrëveshjet që ndërtohen është besimi që lind. Në Illyrian Home, secila pronë përfaqëson një histori, një sakrificë dhe një nga vendimet më të rëndësishme në jetën e klientëve tanë. Angazhimi ynë është i rrënjosur në saktësi, transparencë dhe përgjegjësi në çdo hap të procesit. Sepse suksesi i vërtetë nuk matet me numrin e pronave të shitura, por me besimin që mbetet.

Dorjan Sanxhaku
CEO & Founder

A rrezikojnë blerjet në fazë grope?
Blerja e një apartamenti në fazat e para të ndërtimit mund të ofrojë avantazhe, si çmim më konkurrues dhe mundësi për të zgjedhur më herët apartamentin, katin apo orientimin. Megjithatë, një blerje e tillë kërkon verifikim të kujdesshëm të dokumentacionit, zhvilluesit, lejeve, afateve të ndërtimit, kushteve të kontratës dhe mënyrës së pagesës. Në këtë artikull trajtojmë rreziqet kryesore të blerjes “në gropë” dhe elementet që çdo blerës duhet të kontrollojë përpara se të marrë një vendim, me qëllim që një mundësi investimi të shoqërohet me transparencë, siguri dhe informacion të plotë.

Mirlinda Muja
Asistente Zyre | IllyrianHome

A ia vlen të blesh një pronë në një pallat ekzistues?
Po, në shumë raste mund t’ia vlejë, veçanërisht kur prona ndodhet në një zonë të mirë dhe të konsoliduar. Një pallat ekzistues të jep mundësinë të vlerësosh realisht pronën, zonën dhe kërkesën e tregut, ndërsa në disa raste mund të ofrojë një çmim më të favorshëm krahasuar me një ndërtim të ri. Por avantazhi mund të jetë edhe afatgjatë. Nëse ndërtesa ndodhet në një zonë me potencial zhvillimi, ekziston mundësia që në të ardhmen ajo të zëvendësohet me një objekt të ri. Në një rast të tillë, pronarët ekzistues mund të përfitojnë nga zhvillimi i ri, sipas kushteve të marrëveshjes dhe kuadrit ligjor. Kjo nuk duhet parë si një përfitim i garantuar, por si një potencial që mund të merret në konsideratë gjatë analizës së investimit. Prandaj, pyetja nuk është thjesht nëse pallati është i ri apo ekzistues. Pyetja më e rëndësishme është: A po blej sot një pronë në një zonë që ka vlerë dhe potencial edhe për të ardhmen? Sepse në real estate, një investim i mirë nuk vlerësohet vetëm nga ajo që është sot, por edhe nga potenciali që mund të ketë nesër.

Mirlinda Muja
Asistente Zyre | IllyrianHome

Çfarë duhet të dini përpara se të blini një pronë në ndërtim?
Blerja e një prone në ndërtim është një vendim i rëndësishëm që kërkon vëmendje dhe informacion të plotë përpara se të merret. Mundësia për të zgjedhur apartamentin që në fazat e para, për të përfituar nga çmime konkurruese dhe për të investuar në një projekt të ri e bën këtë alternativë tërheqëse për shumë blerës. Megjithatë, përpara se të investoni, është e rëndësishme të vlerësoni kompaninë ndërtuese, dokumentacionin, cilësinë dhe standardet e projektit, planimetrinë, orientimin, mënyrën e pagesës dhe afatin e përfundimit. Po aq e rëndësishme është të analizoni zhvillimin e zonës dhe potencialin që prona mund të ketë në të ardhmen. Ky artikull ju udhëzon në pikat kryesore që duhet të kontrolloni dhe të merrni në konsideratë përpara se të blini një pronë në ndërtim, në mënyrë që vendimi juaj të jetë sa më i informuar dhe i sigurt.

Mirlinda Muja
Asistente Zyre | IllyrianHome

Vendndodhja është Investimi: Si ndikon zona në të ardhmen e pronës?
Në tregun e pasurive të paluajtshme, një pronë nuk vlerësohet vetëm nga ajo që ofron brenda katër mureve të saj. Zona ku ndodhet është një faktor i rëndësishëm që ndikon në kërkesën, funksionalitetin dhe potencialin e saj për të ruajtur ose rritur vlerën me kalimin e kohës. Infrastruktura, aksesi, shërbimet, kërkesa për banim apo qira dhe zhvillimi urban janë elemente që duhet të merren në konsideratë përpara çdo vendimi për blerje. Një zonë që zhvillohet, përmirëson infrastrukturën dhe tërheq më shumë banorë e biznese mund të krijojë kushte më të favorshme për pronat që ndodhen aty. Për këtë arsye, të investosh në një pronë do të thotë të analizosh jo vetëm gjendjen e saj sot, por edhe potencialin e zonës për të ardhmen.

Mirlinda Muja
Asistente Zyre | IllyrianHome

Një Apartament, Dy Çmime: Pse Pronat në të Njëjtën Zonë Nuk Vlejnë Njësoj?
Dy apartamente në të njëjtën zonë, me sipërfaqe të ngjashme, mund të kenë çmime krejt të ndryshme. Vlera e një prone nuk përcaktohet vetëm nga çmimi për metër katror, por edhe nga kati, orientimi, pamja, planimetria, cilësia e ndërtesës, gjendja e apartamentit dhe parkimi. Për të kuptuar realisht çmimin e një prone, duhet parë ajo që ofron në tërësi dhe jo vetëm numri i metrave katrorë. Sepse dy prona mund të jenë pranë njëra-tjetrës, por të mos ofrojnë të njëjtën vlerë.

Amarildo Zerellari
Konsulent Imobiliar i Licencuar | IllyrianHome

Pse investimi në pasuri të paluajtshme duhet të jetë i zgjuar, jo domosdoshmërisht më i lirë?
Në tregun e pasurive të paluajtshme, vendimi për të investuar nuk duhet të bazohet vetëm te çmimi më i ulët. Një investim i suksesshëm është ai që garanton cilësi, siguri dhe rritje të vlerës në afatgjatë. Pikërisht për këtë arsye, pronat premium konsiderohen zgjedhja më e zgjuar për investitorët që synojnë të mbrojnë dhe të rrisin kapitalin e tyre.

Amarildo Zerellari
Konsulent Imobiliar i Licencuar | IllyrianHome