Shtëpia nuk është fundi i një procesi, ajo është fillimi i një historie të re.
Shkarko

Shtëpia nuk është fundi i një procesi, ajo është fillimi i një historie të re.

Në tregtinë e pasurive të patundshme, nuk janë vetëm marrëveshjet që ndërtohen është besimi që lind. Në Illyrian Home, secila pronë përfaqëson një histori, një sakrificë dhe një nga vendimet më të rëndësishme në jetën e klientëve tanë. Angazhimi ynë është i rrënjosur në saktësi, transparencë dhe përgjegjësi në çdo hap të procesit. Sepse suksesi i vërtetë nuk matet me numrin e pronave të shitura, por me besimin që mbetet.

58 Shikime

Ka marrëdhënie që përfundojnë me një marrëveshje… dhe ka të tjera që fillojnë aty ku ajo mbyllet. Sepse besimi nuk blihet, ndërtohet.Në botën e pasurive të patundshme, shumë njerëz shohin vetëm pronat. Ne shohim jetët që ndërtohen brenda tyre. Prapa çdo apartamenti, shtëpie ose hapësire biznesi qëndron një histori personale. Ne shohim familjet që kërkojnë siguri dhe stabilitet. Ne shohim prindërit që investojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ne shohim emigrantët që kthehen pas viteve të sakrificës për të ndërtuar diçka në vendlindjen e tyre. Në mënyrë të ngjashme, ne shohim investitorët që kërkojnë korrektësi, seriozitet dhe njerëz që mbajnë fjalën e tyre. Sepse një pronë nuk është thjesht një hapësirë fizike. Ajo nuk është vetëm beton, mure ose dokumente. Një pronë është emocion, sakrificë dhe vite pune. Mbi të gjitha, ajo është besim. Këtu fillon përgjegjësia jonë. Tek Illyrian Home, pasuritë e patundshme nuk kanë qenë kurrë vetëm për blerje dhe shitje. Për ne, çdo klient që na beson po vendos një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së tij në duart tona. Prandaj, çdo proces trajtohet me profesionalizëm, transparencë dhe dedikim maksimal. Besimi nuk fitohet përmes reklamave ose premtimeve të bukur. Ai ndërtohet përmes korrektesës, mënyrës se si komunikojmë me klientin dhe përgjegjësisë që shfaqim në çdo hap të procesit. Ai ndërtohet duke qëndruar pranë klientit deri në fund, edhe pasi të gjitha dokumentet janë nënshkruar. Në një treg ku gjithçka lëviz me shpejtësi, standardi i vërtetë nuk matet nga numri i pronave të shitura. Ai matet nga reputacioni që mbetet pas, nga klientët që kthehen dhe nga besimi me të cilin emri yt rekomandohet familjes dhe miqve. Prandaj, kemi ndërtuar marrëdhënie serioze, afatgjatë me partnerët tanë, noterë, banka, institucione dhe profesionistë në fushë, duke ndjekur çdo proces me përgjegjësi të plotë dhe korrektësi maksimale. Sepse ne nuk synojmë thjesht të mbyllim marrëveshjet. Ne synojmë të ndërtojmë besim që zgjat.

Artikujt e fundit

A rrezikojnë blerjet në fazë grope?

A rrezikojnë blerjet në fazë grope?

Blerja e një apartamenti në fazat e para të ndërtimit mund të ofrojë avantazhe, si çmim më konkurrues dhe mundësi për të zgjedhur më herët apartamentin, katin apo orientimin. Megjithatë, një blerje e tillë kërkon verifikim të kujdesshëm të dokumentacionit, zhvilluesit, lejeve, afateve të ndërtimit, kushteve të kontratës dhe mënyrës së pagesës. Në këtë artikull trajtojmë rreziqet kryesore të blerjes “në gropë” dhe elementet që çdo blerës duhet të kontrollojë përpara se të marrë një vendim, me qëllim që një mundësi investimi të shoqërohet me transparencë, siguri dhe informacion të plotë.

Mirlinda Muja

Mirlinda Muja

Asistente Zyre | IllyrianHome

Çmimet e Apartamenteve në Vlorë 2026: Çfarë Thonë Raportimet

Çmimet e Apartamenteve në Vlorë 2026: Çfarë Thonë Raportimet

Në Vlorë, çmimet e apartamenteve në Lungomare shkojnë deri në 2,000–2,800 €/m², sipas raportimeve të fundit të medias shqiptare — pothuajse dyfishi i çmimeve prej pak vitesh më parë. Çfarë thonë burimet, dhe pse ende s'kemi një mesatare tonë për Vlorën.

Dorjan Sanxhaku

Dorjan Sanxhaku

CEO & Founder

Çmimet e Apartamenteve në Durrës 2026: Çfarë Thonë Raportimet

Çmimet e Apartamenteve në Durrës 2026: Çfarë Thonë Raportimet

Në Durrës, çmimet e banesave në zonën e plazhit shkojnë deri në 1,800 €/m² sipas raportimeve të fundit — ndërsa çmimi zyrtar i referencës për taksa (jo çmimi real i tregut) u rrit deri në 2,000 €/m² në shkurt 2025. Çfarë thonë burimet, dhe si të mos i ngatërroni këto dy shifra.

Dorjan Sanxhaku

Dorjan Sanxhaku

CEO & Founder

WhatsAppTelefono