Rivlerësimi i pronave dhe ndikimi në tregun imobiliar shqiptar

0 Shikime

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara në tregun imobiliar shqiptar. Një proces që mund të ndikojë drejtpërdrejt në vlerën e pronave, në mundësinë e përdorimit të tyre si kolateral për kredi, në kostot fiskale dhe në formalizimin e transaksioneve. Në këtë intervistë analizohen ndryshimet që mund të sjellë aplikimi i një skeme të rivlerësimit, veçanërisht për pronat që aktualisht rezultojnë me vlera të deklaruara shumë më të ulëta se çmimet reale të tregut. Rivlerësimi mund t’u japë pronarëve një bazë më reale për shitjen, investimin apo përdorimin e pronës në marrëdhëniet me sistemin bankar. Nga ana tjetër, një treg me prona të rivlerësuara dhe më të formalizuara mund të krijojë më shumë alternativa për blerësit dhe të reduktojë gradualisht informalitetin në transaksionet imobiliare. A mund të jetë rivlerësimi hapi që do të zhbllokojë tregun e pronave dhe do ta afrojë atë më shumë me vlerat reale të tregut? Në këtë pjesë interviste trajtohen mundësitë, sfidat dhe ndikimi që kjo skemë mund të ketë tek pronarët, blerësit, investitorët dhe sistemi bankar.

Seksioni i medias

WhatsAppTelefono