Momente që mbeten në zemër

Momente që mbeten në zemër

Fëmijëria është koha e lojërave, ëndrrave dhe kujtimeve që na shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Për çdo fëmijë, edhe një moment i thjeshtë mund të kthehet në një kujtim të paharrueshëm. Në kuadër të një aktiviteti, Illyrian Home u bë pjesë e një momenti të tillë për dy fëmijë me spektrin autik, duke u dhuruar mundësinë të përjetojnë gëzim, lojë dhe aventura të reja. Sepse vlera e një gjesti nuk matet me atë që jepet, por me emocionin që përcillet dhe kujtimet që mbeten në zemër.

Fëmijëria është një nga periudhat më të bukura të jetës. Është koha e lojërave, aventurave dhe kujtimeve që mbeten gjatë ne memorien e gjithsecilit prej nesh. Çdo fëmijë meriton ta ketë shpirtin e mbushur me lumturi e momente të bukura që do e shoqerojnë gjithë jetën ,edhe atëhere kur jeta bëhet e vështirë. Për fëmijët me spektrin e autizmit, bota mund të përjetohet ndryshe. Mënyra se si komunikojnë, ndërveprojnë dhe përjetojnë mjedisin përreth mund të jetë e veçantë për secilin prej tyre. Por përtej çdo gjeje, ata janë fëmijë me dëshira, emocione, dhe ëndrra. Shpesh, janë gjestet më të thjeshta ato që marrin kuptimin më të madh duke krijuar një kujtim të bukur nga i cili ne të marrim nje buzeqeshje ,një shikim dashamirës dhe kaq na mjafton qe të jemi te motivuar pa pasur nevojë per asgjë tjetër.

Në kuadër të një aktiviteti të zhvilluar nga Illyrian Home, dy biçikleta u nisën drejt dy fëmijëve me spektrin autik, duke mbartur me vete diçka më shumë se një dhuratë.Ndoshta një ditë do të bëhen pjesë e një shëtitjeje me familjen, e një pasditeje plot diell, e një aventure të vogël apo e një kujtimi që do të mbetet gjatë në kujtimet e tyre. Sepse fëmijëria ndërtohet pikërisht nga këto momente të vogla, që në sytë e një fëmije mund të bëhen shumë të mëdha. Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron rëndësia e gjesteve. Jo te vlera e asaj që dhurohet, por te emocioni që përcillet dhe te momentet që krijohen.Ndoshta nuk mund të ndryshojmë gjithçka me një gjest të vetëm. Por mund të ndryshojmë një ditë. Mund të sjellim një buzëqeshje. Mund të krijojmë një kujtim.Dhe ndonjëherë, një moment i bukur është gjithçka që duhet për ta bërë një ditë të paharrueshme.

WhatsApp Image 2026-08-10 at 14.49.45 (1).jpeg

Më shumë histori

Sepse çdo fëmijë meriton të buzëqeshë

Sepse çdo fëmijë meriton të buzëqeshë

Prej vitesh, Illyrian Home është pranë fëmijëve në Spitalin Onkologjik, duke shpërndarë pako me dhurata dhe duke sjellë momente gëzimi në ditët e tyre. Edhe këtë vit, duam ta vazhdojmë këtë traditë së bashku me donatorë dhe vullnetarë që besojnë se një gjest i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh.

Dorjan Sanxhaku

Dorjan Sanxhaku

CEO & Founder

IllyrianHome pranë Jonathan Center

IllyrianHome pranë Jonathan Center

Çdo vit, IllyrianHome zgjedh të jetë pranë kauzave që kanë në qendër njerëzit, solidaritetin dhe një shoqëri më gjithëpërfshirëse.Një prej kauzave që e kemi mbështetur ndër vite është Jonathan Center, një organizatë që punon për mbështetjen dhe zhvillimin e individëve me nevoja të veçanta, me fokus të veçantë te personat me Sindromën Down dhe familjet e tyre. Për ne, kjo nuk është thjesht një pjesëmarrje në një aktivitet. Është një mënyrë për të dhënë kontributin tonë, për të ndërgjegjësuar dhe për të treguar se biznesi mund dhe duhet të ketë një rol edhe në komunitetin ku vepron.Edhe këtë vit, IllyrianHome do të jetë përsëri pjesë e kësaj kauze.Sepse besojmë se një shoqëri më e mirë ndërtohet kur secili prej nesh zgjedh të kontribuojë.IllyrianHomeMbi themele të forta.

Dorjan Sanxhaku

Dorjan Sanxhaku

CEO & Founder

Angazhimi Ynë për Komunitetet ku Operojmë

Angazhimi Ynë për Komunitetet ku Operojmë

Te Illyrian Home besojmë se zhvillimi i pasurive të paluajtshme shkon përtej ndërtesave — përfshin edhe kontributin në hapësirat publike dhe jetën e komuniteteve ku operojmë.

Dorjan Sanxhaku

Dorjan Sanxhaku

CEO & Founder

WhatsAppTelefono

Qëndro i Lidhur me
Jetën Shqiptare

Ji i pari që merr prona ekskluzive, njohuri tregu dhe përditësime mbi stilin e jetesës të përzgjedhura nga ekipi ynë i ekspertëve lokalë.

Pa spam. Vetëm përmbajtje premium.

Le të Flasim për
Pasuritë e Paluajtshme

Dëshiron të punosh me ne?

[email protected]

+355 68 508 7006