A ia vlen të blesh një pronë në një pallat ekzistues?
Shkarko

A ia vlen të blesh një pronë në një pallat ekzistues?

Po, në shumë raste mund t’ia vlejë, veçanërisht kur prona ndodhet në një zonë të mirë dhe të konsoliduar. Një pallat ekzistues të jep mundësinë të vlerësosh realisht pronën, zonën dhe kërkesën e tregut, ndërsa në disa raste mund të ofrojë një çmim më të favorshëm krahasuar me një ndërtim të ri. Por avantazhi mund të jetë edhe afatgjatë. Nëse ndërtesa ndodhet në një zonë me potencial zhvillimi, ekziston mundësia që në të ardhmen ajo të zëvendësohet me një objekt të ri. Në një rast të tillë, pronarët ekzistues mund të përfitojnë nga zhvillimi i ri, sipas kushteve të marrëveshjes dhe kuadrit ligjor. Kjo nuk duhet parë si një përfitim i garantuar, por si një potencial që mund të merret në konsideratë gjatë analizës së investimit. Prandaj, pyetja nuk është thjesht nëse pallati është i ri apo ekzistues. Pyetja më e rëndësishme është: A po blej sot një pronë në një zonë që ka vlerë dhe potencial edhe për të ardhmen? Sepse në real estate, një investim i mirë nuk vlerësohet vetëm nga ajo që është sot, por edhe nga potenciali që mund të ketë nesër.

60 Shikime

Kur flasim për blerjen e një apartamenti, vëmendja shpesh përqendrohet te ndërtimet e reja. Fasada moderne, standardet e reja dhe komoditetet bashkëkohore janë faktorë të rëndësishëm, por nuk janë të vetmit që përcaktojnë një investim të mirë. Në shumë raste, një pronë në një pallat ekzistues mund të jetë një alternativë shumë interesante, veçanërisht kur ndodhet në një zonë të konsoliduar, ka një çmim të arsyeshëm dhe ofron perspektivë për të ardhmen.

1. Sepse blen në një zonë të konsoliduar.

Një nga arsyet kryesore për të konsideruar një pronë ne pallat ekzistues është vendndodhja. Në zona të konsoliduara të qytetit, infrastruktura dhe shërbimet janë tashmë të zhvilluara. Blerësi e njeh realisht zonën dhe mund të vlerësojë aksesin, transportin, shërbimet, aktivitetin tregtar dhe kërkesën për banim. Në këtë rast, fakti që pallati nuk është i ri nuk do të thotë domosdoshmërisht se prona ka më pak vlerë. Përkundrazi, një apartament në një ndërtesë ekzistuese, por në një pozicion shumë të mirë urban, mund të jetë një investim me interes të veçantë.

2. Sepse e sheh dhe e vlerëson atë që po blen.

Kur blen një apartament në një pallat ekzistues, ke mundësinë të vlerësosh realisht pronën dhe ndërtesën. Mund të shohësh gjendjen e saj, aksesin, hapësirat e përbashkëta, pozicionin e apartamentit, ndriçimin, orientimin dhe mënyrën se si funksionon ndërtesa në përditshmëri. Kjo e bën procesin e vendimmarrjes më konkret.

3. Sepse mund të blesh në një zonë të mirë me një investim më të kontrolluar.

Në disa raste, një apartament në një pallat ekzistues mund të ketë një çmim më të favorshëm krahasuar me një ndërtim të ri në të njëjtën zonë. Kjo mund t'i japë blerësit mundësinë të hyjë në një zonë ku një pronë e re do të kishte një kosto shumë më të lartë. Por analiza duhet të jetë gjithmonë: Çfarë vlere po marr për çmimin që po paguaj? Jo thjesht ,sa më lirë po e blej.

4. Sepse prona mund të ketë potencial për një zhvillim të ardhshëm.

Ky është një nga aspektet më interesante të një investimi në një pallat ekzistues. Nëse një ndërtesë ndodhet në një zonë me potencial të lartë zhvillimi, mund të ekzistojë, në të ardhmen, mundësia që ajo të zëvendësohet me një objekt të ri. Në një skenar të tillë, pronarët ekzistues mund të kenë mundësi të përfitojnë nga zhvillimi i ri, në varësi të kushteve të marrëveshjes, kuadrit ligjor, parametrave urbanistikë dhe interesit të zhvilluesit. Kjo do të thotë se një apartament që sot ndodhet në një pallat ekzistues mund të ketë një perspektivë tjetër vlere në të ardhmen, nëse ndërtesa përfshihet në një proces të mundshëm rizhvillimi. Sigurisht, kjo nuk është një e drejtë e garantuar dhe as një përfitim automatik. Nuk mund të blihet një pronë me supozimin se patjetër do të ndërtohet një pallat i ri. Por për një investitor afatgjatë, potenciali i ardhshëm i ndërtesës është një faktor që ia vlen të analizohet.

5. Mund të përfitosh nga ndryshimi i standardit të pronës në të ardhmen.

Nëse një ndërtesë ekzistuese zëvendësohet me një objekt të ri, ndryshimi nuk lidhet vetëm me pamjen e jashtme. Një objekt i ri mund të sjellë standarde të tjera ndërtimi, organizim të ri të hapësirave dhe karakteristika të ndryshme të pronës. Për pronarin ekzistues, kjo mund të krijojë një mundësi që prona e sotme të marrë një tjetër vlerë dhe standard në të ardhmen, sipas kushteve konkrete të zhvillimit.

6. Por nuk duhet të blesh vetëm me shpresën e një zhvillimi të ardhshëm.

Ky është elementi që e bën analizën profesionale. Një investitor nuk duhet të blejë një apartament vetëm sepse mendon se pallati do të prishet një ditë. Duhet të ketë vlerë prona edhe nëse një zhvillim i tillë nuk ndodh. Pra, investimi duhet të jetë i arsyeshëm që në momentin e blerjes, ndërsa potenciali i rizhvillimit duhet konsideruar si një mundësi shtesë, jo si garanci.

7. Çfarë duhet të analizojë një blerës?

Përpara se të blejë një pronë në një pallat ekzistues, blerësi duhet të analizojë: vendndodhjen ,çmimin për m² , gjendjen e ndërtesës ,gjendjen dhe karakteristikat e apartamentit ,dokumentacionin juridik ,kërkesën e tregut në zonë ,potencialin e zonës për zhvillim ,mundësinë e një rizhvillimi të ardhshëm të ndërtesës ,kostot që mund të kërkojë rikonstruksioni ose përmirësimi i pronës. Kjo e zhvendos vendimmarrjen nga “i ri apo i vjetër?” drejt pyetjes më të rëndësishme: “A është kjo një pronë e mirë për t'u blerë sot dhe a ka potencial të ruajë ose të rrisë vlerën e saj në të ardhmen?”

Përfundimi

A ia vlen të blesh një pronë në një pallat ekzistues? Në shumë raste, po. Veçanërisht kur prona ndodhet në një zonë të mirë, blihet me një çmim të arsyeshëm dhe ka karakteristika që e bëjnë të kërkuar edhe në tregun aktual. Por ajo që e bën investimin edhe më interesant është perspektiva afatgjatë. Një apartament ekzistues mund të jetë jo vetëm një pronë për t'u përdorur apo investuar sot, por edhe një pronë që mund të përfshihet në një zhvillim të ri në të ardhmen. Prandaj, kur vlerëson një pronë në pallat ekzistues, mos shiko vetëm atë që është sot.Shiko edhe potencialin që mund të ketë nesër.

Artikujt e fundit

PSE SARANDA MBETET NJË NGA DESTINACIONET MË TËRHEQËSE PËR TË JETUAR DHE INVESTUAR?

PSE SARANDA MBETET NJË NGA DESTINACIONET MË TËRHEQËSE PËR TË JETUAR DHE INVESTUAR?

Saranda është shumë më tepër se një destinacion turistik. Klima mesdhetare, bukuria natyrore, pozicioni përballë Korfuzit dhe afërsia me Ksamilin dhe Butrintin e bëjnë qytetin tërheqës për banim dhe investime në pasuri të paluajtshme. Zhvillimi i turizmit krijon mundësi për struktura akomoduese, apartamente turistike, rezidenca private dhe prona për qiradhënie. Ndërkohë, infrastruktura, shërbimet dhe zhvillimi ekonomik gjatë gjithë vitit mbeten thelbësore për të ardhmen e qytetit. <em>Saranda ka potencialin të jetë jo vetëm një destinacion për pushime, por edhe një vend për të jetuar, investuar dhe ndërtuar të ardhmen.</em>

Arjana Lleshaj

Arjana Lleshaj

Konsulente e Pasurive të Paluajtshme

A KA ENDE KOHË PËR TË INVESTUAR NË VLORË, APO MOMENTI I ARTË PO KALON?

A KA ENDE KOHË PËR TË INVESTUAR NË VLORË, APO MOMENTI I ARTË PO KALON?

Deti, afërsia me Italinë, ishulli i Sazanit, aeroporti dhe projektet e zhvillimit në Nartë po e bëjnë Vlorën një destinacion me interes për investitorët. Interesi i të huajve dhe potenciali turistik e vendosin qytetin në fokusin e tregut imobiliar. A është ky momenti për të investuar në një pronë pranë detit? <em>Vlora, një mundësi për t'u vlerësuar sot me vizion për të ardhmen.</em>

Arjana Lleshaj

Arjana Lleshaj

Konsulente e Pasurive të Paluajtshme

A rrezikojnë blerjet në fazë grope?

A rrezikojnë blerjet në fazë grope?

Blerja e një apartamenti në fazat e para të ndërtimit mund të ofrojë avantazhe, si çmim më konkurrues dhe mundësi për të zgjedhur më herët apartamentin, katin apo orientimin. Megjithatë, një blerje e tillë kërkon verifikim të kujdesshëm të dokumentacionit, zhvilluesit, lejeve, afateve të ndërtimit, kushteve të kontratës dhe mënyrës së pagesës. Në këtë artikull trajtojmë rreziqet kryesore të blerjes “në gropë” dhe elementet që çdo blerës duhet të kontrollojë përpara se të marrë një vendim, me qëllim që një mundësi investimi të shoqërohet me transparencë, siguri dhe informacion të plotë.

Mirlinda Muja

Mirlinda Muja

Asistente Zyre | IllyrianHome

WhatsAppTelefono