Angazhimi ynë Mjedisor: Më Shumë Gjelbërim në Qytetet Shqiptare

Angazhimi ynë Mjedisor: Më Shumë Gjelbërim në Qytetet Shqiptare

IllyrianHome angazhohet për zhvillimin urban të qëndrueshëm, duke mbështetur nisma që synojnë rritjen e hapësirave të gjelbra në qytetet ku operojmë.

24 Shikime

Zhvillimi urban i shpejtë në Shqipëri sjell sfida të reja mjedisore — nga rritja e ndotjes së ajrit deri te tkurrja e hapësirave të gjelbra në qytete si Tirana dhe Durrësi. Te IllyrianHome, e shohim veten si pjesë e zgjidhjes, jo vetëm të rritjes urbane.

Besojmë se pasuritë e paluajtshme cilësore dhe mjedisi i shëndetshëm shkojnë krah për krah. Prandaj, si pjesë e filozofisë sonë të zhvillimit, u japim përparësi projekteve që përfshijnë hapësira të gjelbra dhe mbështesim nisma mjedisore në komunitetet ku operojmë — nga mbjellja e pemëve autoktone deri te ruajtja e zonave të gjelbra ekzistuese.

Synojmë që çdo projekt i ri i zhvilluar nga IllyrianHome të marrë parasysh ndikimin mjedisor që në fazën e planifikimit, duke kontribuar në qytete më të gjelbra dhe më të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

Angazhimi ynë ndaj mjedisit është pjesë e vizionit tonë afatgjatë për një Shqipëri me qytete më të gjelbra.

Më shumë histori

IllyrianHome, pranë të moshuarve: Një traditë që përcjell kujdes dhe humanizëm

IllyrianHome, pranë të moshuarve: Një traditë që përcjell kujdes dhe humanizëm

Gëzimi më i bukur është ai që ndahet me të tjerët, ndaj çdo vit, IllyrianHome ruan një traditë të veçantë, duke vizituar të moshuarit, duke ndarë momente të ngrohta me ta dhe duke u dhuruar dhurata si një shenjë kujdesi, respekti dhe dashurie. Besojmë se vlerat e vërteta nuk qëndrojnë vetëm në atë që ndërtojmë, por edhe në gjurmët e mira që lëmë në jetën e të tjerëve. Me buzëqeshje, përqafime dhe dhurata simbolike, rikujtojmë se ndonjëherë, gjesti më i vogël mund të sjellë gëzimin më të madh.

Arjana Lleshaj

Arjana Lleshaj

Konsulente e Pasurive të Paluajtshme

Sepse çdo fëmijë meriton të buzëqeshë

Sepse çdo fëmijë meriton të buzëqeshë

Prej vitesh, IllyrianHome është pranë fëmijëve në Spitalin Onkologjik, duke shpërndarë pako me dhurata dhe duke sjellë momente gëzimi në ditët e tyre. Edhe këtë vit, duam ta vazhdojmë këtë traditë së bashku me donatorë dhe vullnetarë që besojnë se një gjest i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh.

Dorjan Sanxhaku

Dorjan Sanxhaku

CEO & Founder

Momente që mbeten në zemër

Momente që mbeten në zemër

Fëmijëria është koha e lojërave, ëndrrave dhe kujtimeve që na shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Për çdo fëmijë, edhe një moment i thjeshtë mund të kthehet në një kujtim të paharrueshëm. Në kuadër të një aktiviteti, IllyrianHome u bë pjesë e një momenti të tillë për dy fëmijë me spektrin autik, duke u dhuruar mundësinë të përjetojnë gëzim, lojë dhe aventura të reja. Sepse vlera e një gjesti nuk matet me atë që jepet, por me emocionin që përcillet dhe kujtimet që mbeten në zemër.

Dorjan Sanxhaku

Dorjan Sanxhaku

CEO & Founder

WhatsAppTelefono