Media
Formula 30%–40%–30%: Ndikimi në tregun e pasurive të paluajtshme.
Në SCAN TV, në një bisedë me gazetaren Vjola Gremi, diskutuam mbi modelin e ri të strehimit, i cili parashikon 30% strehim social, 40% strehim të përballueshëm dhe 30% shitje në tregun e lirë. E analizuam këtë model nga këndvështrimi i tregut të pasurive të paluajtshme, duke u ndalur te formimi i çmimeve, raporti ofertë–kërkesë, fizibiliteti i projekteve dhe ndikimi i mundshëm në ofertën e re. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe ekuilibrit mes aktorëve që përcaktojnë funksionimin e sektorit: ndërtuesve, pronarëve të truallit, blerësve dhe shtetit. Për ndërtuesin, çdo projekt duhet të mbetet ekonomikisht i realizueshëm; për pronarin e tokës, vlera dhe kushtet e marrëveshjes mbeten elemente përcaktuese; ndërsa shteti ka një rol thelbësor në krijimin e kuadrit rregullator dhe mekanizmave që synojnë rritjen e aksesit në strehim. Në fund, qëndrueshmëria e një modeli të tillë lidhet me aftësinë për të harmonizuar objektivin social me realitetin ekonomik, në mënyrë që tregu të vazhdojë të prodhojë investime dhe banesa të reja.
Mbretëresha Teuta – Simbol i historisë ilire
Në historinë e lashtësisë, emri i Teutës mbetet i lidhur me një nga figurat më të njohura të botës ilire. Një mbretëreshë që mori drejtimin e mbretërisë pas vdekjes së mbretit Agron dhe u shfaq në një periudhë kur Iliria kishte një rol të rëndësishëm në hapësirën e Adriatikut. Pas vdekjes së Agronit, në vitin 231 p.e.s., Teuta mori rolin e regjentes. Sipas burimeve të lashta, ajo vazhdoi politikën e zgjerimit të mbretërisë dhe ruajtjes së ndikimit ilir në Adriatik. Por emri i Teutës u bë veçanërisht i njohur për përplasjen me Romën. Në vitin 229 p.e.s. nisi Lufta e Parë Ilire, një konflikt që shënoi një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Romës dhe mbretërisë ilire. Pas luftës, Teuta u detyrua të pranonte një traktat paqeje dhe të kufizonte kontrollin e saj mbi territoret ilire. Megjithate, historia e Teutës nuk është vetëm historia e një konflikti. Ajo mbetet një simbol i një periudhe kur Adriatiku ishte një hapësirë ku ndërthureshin tregtia, qytetet, territoret dhe fuqitë politike. Edhe sot, figura e saj vazhdon të jetojë përmes historisë, arkeologjisë dhe traditave të ndryshme të Adriatikut. Për Teutën janë krijuar ndër shekuj edhe tregime e legjenda të shumta, duke e kthyer atë në një nga figurat më të njohura femërore të botës ilire. Nga trashëgimia ilire te IllyrianHome Emri IllyrianHome nuk është zgjedhur rastësisht. Ai na kujton një trashëgimi që i përket një prej qytetërimeve të lashta të kësaj pjese të Europës dhe një territori që prej mijëra vitesh ka qenë pikë takimi mes njerëzve, kulturave dhe qyteteve. Ashtu si dikur qytetet ilire lidheshin me hapësirën e Adriatikut, sot shtëpitë dhe pronat janë vende ku ndërtohen histori të reja. Sepse një shtëpi nuk është vetëm një hapësirë. Është një pjesë e historisë që vazhdon. IllyrianHome – një emër me histori, një vizion për të ardhmen.
Kur besimi udhëheq zgjedhjen: Vjosana Nozllaku bashkëpunon me IllyrianHome
Në tregun imobiliar, zgjedhja e një prone është një procesqë kërkon kohë, informacion të saktë dhe mbi të gjitha besim. Përtej karakteristikave të një apartamenti apo të një banese, rëndësi të veçantë merr mënyra se si klienti udhëzohet dhe mbështetet gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes.Në këtë kuadër, Vjosana Nozllaku, një nga figurat e njohura publike në Shqipëri, ka zgjedhur të bashkëpunojë me IllyrianHome për një nga zgjedhjet e saj në tregun e pasurive të paluajtshme.Bashkëpunime të tilla janë një tregues i rëndësisë që po merr shërbimi profesional në sektorin imobiliar. Një zgjedhje e informuar nuk lidhet vetëm me vendndodhjen, sipërfaqen apo paraqitjen e një prone, por edhe me vlerësimin e detajeve që lidhen me pozicionimin, dokumentacionin, kushtet dhe përshtatjen e pronës me nevojat konkrete të klientit.Për IllyrianHome, çdo bashkëpunim nis nga dëgjimi i nevojave të klientit dhe vijon me një proces të kujdesshëm përzgjedhjeje dhe këshillimi. Qëllimi është që klienti të ketë një panoramë sa më të qartë përpara se të marrë një vendim.Rasti i Vjosana Nozllakut vjen si një tjetër shembull i marrëdhënies që ndërtohet kur profesionalizmi shoqërohet me korrektësi, transparencë dhe përkushtim.Në një treg që po bëhet gjithnjë e më dinamik dhe konkurrues, besimi mbetet një nga elementët më të rëndësishëm të një marrëdhënieje të qëndrueshme mes klientit dhe profesionistit të real estate.Për IllyrianHome, çdo pronë dhe çdo klient përfaqëson një përgjegjësi të veçantë. Sepse një zgjedhje e mirë nuk është vetëm çështje gjetjeje, por edhe çështje e marrjes së vendimit të duhur.
Rivlerësimi i pronave dhe ndikimi në tregun imobiliar shqiptar
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara në tregun imobiliar shqiptar. Një proces që mund të ndikojë drejtpërdrejt në vlerën e pronave, në mundësinë e përdorimit të tyre si kolateral për kredi, në kostot fiskale dhe në formalizimin e transaksioneve. Në këtë intervistë analizohen ndryshimet që mund të sjellë aplikimi i një skeme të rivlerësimit, veçanërisht për pronat që aktualisht rezultojnë me vlera të deklaruara shumë më të ulëta se çmimet reale të tregut. Rivlerësimi mund t’u japë pronarëve një bazë më reale për shitjen, investimin apo përdorimin e pronës në marrëdhëniet me sistemin bankar. Nga ana tjetër, një treg me prona të rivlerësuara dhe më të formalizuara mund të krijojë më shumë alternativa për blerësit dhe të reduktojë gradualisht informalitetin në transaksionet imobiliare. A mund të jetë rivlerësimi hapi që do të zhbllokojë tregun e pronave dhe do ta afrojë atë më shumë me vlerat reale të tregut? Në këtë pjesë interviste trajtohen mundësitë, sfidat dhe ndikimi që kjo skemë mund të ketë tek pronarët, blerësit, investitorët dhe sistemi bankar.
Aktori i mirënjohur Viktor Zhusti zgjodhi IllyrianHome për t’ia besuar trajtimin dhe menaxhimin e pronave të tij.
IllyrianHome vijon të ndërtojë marrëdhënie afatgjata me klientët e saj, duke ofruar një qasje profesionale në trajtimin, menaxhimin dhe promovimin e pasurive të paluajtshme. Në këtë kuadër, aktori i mirënjohur Viktor Zhusti ka zgjedhur t’ia besojë IllyrianHome trajtimin dhe menaxhimin e pronave të tij.Ky besim përfaqëson për ne një vlerësim të rëndësishëm dhe njëkohësisht një përgjegjësi për të ofruar standardin më të lartë të shërbimit. Çdo pronë trajtohet me kujdes, transparencë dhe profesionalizëm, me synimin për të mbrojtur vlerën e saj dhe për të krijuar mundësitë më të mira për pronarin. Në IllyrianHome, besimi i klientit nuk është thjesht pjesë e shërbimit tonë; është themeli mbi të cilin ndërtojmë çdo bashkëpunim. IllyrianHome – Mbi themele të forta.
Eli Fara zgjodhi IllyrianHome për të vlerësuar pronën e saj.
Në tregun imobiliar, besimi është vlera më e rëndësishme. Çdo klient që zgjedh IllyrianHome na beson një nga vendimet më të rëndësishme që lidhen me pronën e tij. Këngëtarja e njohur shqiptare Eli Fara zgjodhi IllyrianHome për ta asistuar në procesin e vlerësimit të pronës së saj. Ky bashkëpunim pasqyron filozofinë tonë të punës ,të ofrojmë një shërbim profesional, transparent dhe të bazuar në standardet më të larta të tregut imobiliar.Për IllyrianHome, vlerësimi i një prone nuk është thjesht përcaktimi i një çmimi. Ai është një proces që mbështetet në analizën e tregut, ekspertizën profesionale dhe verifikimin e çdo elementi që ndikon në vlerën reale të pronës, duke i dhënë klientit siguri dhe qartësi në vendimmarrje. Çdo bashkëpunim ndërtohet mbi integritet, korrektësi dhe përkushtim ndaj rezultateve. Besimi i Eli Farës është një tjetër konfirmim i angazhimit tonë për të ofruar një eksperiencë të denjë për çdo klient që zgjedh IllyrianHome. IllyrianHome – Mbi themele të forta.
Çenkuela Hasa, gazetare dhe moderatore, zgjodhi IllyrianHome për të realizuar zgjedhjen e pronës së saj
Në tregun imobiliar, besimi është vlera më e rëndësishme.Çdo klient që zgjedh IllyrianHome na beson një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së tij, gjetjen e pronës së duhur. Gazetarja dhe moderatorja e njohur Çenkuela Hasa zgjodhi IllyrianHome për ta asistuar në procesin e kërkimit të pronës së saj. Për ne, ky është një vlerësim i profesionalizmit, korrektësisë dhe përkushtimit që ofrojmë në çdo bashkëpunim. Qëllimi ynë nuk është vetëm të gjejmë një pronë, por të krijojmë një eksperiencë të sigurt, transparente dhe të personalizuar për çdo klient. Në IllyrianHome, çdo kërkim trajtohet me seriozitet maksimal, duke ofruar: Këshillim profesional gjatë gjithë procesit.Prona të verifikuara dhe të përzgjedhura sipas kërkesave të klientit. Transparencë dhe korrektësi në çdo hap të bashkëpunimit. Mbështetje deri në finalizimin e marrëveshjes. Besimi i klientëve tanë është motivimi ynë më i madh për të vazhduar të vendosim standarde të larta në tregun imobiliar shqiptar. Faleminderit, Çenkuela Hasa, për besimin. IllyrianHome – Besimi ndërtohet mbi profesionalizëm.

Tv Klan - Rritet interesi i të huajve për të jetuar në Shqipëri
Qytetarët e huaj që zgjedhin Shqipërinë për të jetuar dhe punuar po vijnë në rritje. Në fund të vitit 2025, shifra totale arriti në mbi 27 mijë e 500 leje qëndrimi, nga rreth 22 mijë që ishin në 2024. Shumica e të huajve janë nga Kosova dhe Italia. Trendi rritës vërehet edhe nga ekspertët e pasurive të paluajtshme, përmes kërkesës së këtyre qytetarëve për të marrë apartamente me qira. “Jo vetëm europianë, por edhe amerikanë ka pasur shumë vitin e fundit, që kanë zgjedhur të jetojnë këtu”, shprehet Dorjan Sanxhaku, ekspert i pasurive të paluajtshme. Numri i shtetasve nga SHBA arriti në 1 mijë e 128 banorë, apo 164% më shumë sesa në 2024, kur ishin 427. Sipas ekspertëve, amerikanët janë më të përqendruar në Tiranë, ndërsa italianët zgjedhin qytetet bregdetare. “Italianët janë të fokusuar kryesisht në Vlorë, por ka edhe në Sarandë, si dhe çekë dhe sllovakë”, shton ai. Në rritje nga viti në vit është edhe numri i shtetasve që vijnë nga India, Filipinet dhe Egjipti. Numri total i tyre është rreth 8 mijë, ku kryesojnë shtetasit nga India me rreth 2 mijë e 500. Rritja e këtyre shtetasve po ndodh për shkak të kërkesës së madhe që ka tregu i punës për krah pune, sidomos në sektorin e shërbimit. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Ken’s Experience – An American Client with IllyrianHome & Dorjan Sanxhaku
Discover the real journey of Ken, an American citizen who found his dream home in Albania with the support of Dorjan Sanxhaku and IllyrianHome. This was more than just a property purchase – it was a journey built on trust, professionalism, and transparency. See why Ken confidently recommends us and how IllyrianHome becomes the ideal choice for every international client seeking quality and dedication in Albania’s real estate market. Contact: 📞 +355 68 50 87 006 🌐 illyrianhome.al and com 📩 [email protected]